Bujanoci e ngriti Flamurin (Foto)

0

Në komunën e Bujanocit sot në mënyrë solemne është ngritur Flamuri kombëtarë shqiptarë në dy institucionet ku shqiptarët udhëheqin.

6

Në ora 11:00 në ndërtesën e Këshillit Kombëtar Shqiptarë përfaqësuesit institucional dhe politik të Luginës në mënyrë solemne e kanë ngritur simbolin kombëtarë Shqiptarë të cilin kohë më parë e kishte vjedhur dikush dhe i cili deri më sot nuk ishte vendosur asnjëherë. Pas kësaj ceremonie i pari i komunës Nagip Arifi i shoqëruar nga kryetari i KK Jonuz Musliu dhe shefi i kabinetit Arbër Pajaziti e ka vendosur Flamurin Kuq e Zi në ndërtesën e komunës, kjo ceremoni është përcjedhur nga një numër i konsiderueshëm i popullatës të cilët kishin ardhur për të përshëndetur këtë akt madhorë. Vlenë të theksohet se, edhe përkundër që ish-kryetari i KNSH-s Galip Beqiri akoma nuk e ka dorëzuar postin teknikisht, ai ka refuzuar pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e vëndosjes së simbolit kombëtarë në ndërtesën e KNSH-së./BujanociNet/

4  8 1 2

 

3

KNSH

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com