Bujanoci do të jet prezent në komferencën Rinore-Mbarëshqiptare në Prishtinë

0

lajmiiii

Kryetari i Organizatës “Shpresa”, Nevzad Lutfiu, të premten me datë 14.10.2016, do të jetë panelistë në Konferencën Rinore-Mbarëshqiptare, në Prishtinë, të organizuar nga Kuvendi i të rinjve të Republikës së Kosovës.

Kuvendi i të Rinjve të Kosovës me qëllim të bashkimit të rinisë shqiptare, përfshirë edhe shqipfolës të rinjë përtej kufirit të shteteve shqiptare, organizon konferencë rinore mbarëshqiptare me temën: “Integriteti i Rinisë – Sfidë Kombëtare”. Nisur nga titulli i temës nënkuptohet qëllimi i vet konferencës: Rinia, Integrimi, Bashkimi, Sfidat dhe Kombi. Por, të gjitha këto do të diskutohet në mënyrë kritike, akademike dhe analitike duke tentuar në gjetjen e rezultateve për kahet e të gjitha këtyre çështjeve. Do të provohet të shtjellohet interesi i të rinjve shqiptar për të ardhmen e tyre. Për mendimet dhe shtjellimet analitike të substancës e cila do të ketë thelb e frymë rinore, të ftuar do të jenë organizata nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe nga Kosova. Të gjitha këto shtete, do të përfaqësohen nga organizata rinore, ku përzgjedhësit e tyre do të bëjnë shpalosjen e temave për të cilat janë edhe të thirrur, duke tentuar të gjendet zgjidhje për secilën sfidë. Përfundimi i konferencës do të sjell detyrimisht edhe rezultate, të cilat do të jenë rrjedhojë e një diskutimi interaktiv mes pjesëmarrësve. Të gjitha këto rezultate, të paraqitura edhe me shkrim, do të dërgohet, nga të gjithë pjesëmarrësit, në Kabinetet Qeveritare të shteteve përkatëse. Panelistët: Kuvendi i të Rinjve të Kosovës – Deniza Limani, Kryetare Parlamenti Studentor Shqiptar (Maqedoni) – Fuad Jonuzi, Kryetar Organizata Shpresa (Lugina e Presheves) – Nevzad Lutfiu, Kryetar Organizata e Politikave Rinore (Shqipëri) – Marjon Gorica, Kryetar (Çamëria) – Albano Idrizi, gazetar me fokus në çështjet çame

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com