Bujanoci dhe Presheva me noter publik për verifikimin e dokomentave

0

Banorët e dy komunave, Preshevë dhe Bujanoc nga sot do të kenë edhe zyre noteri publik ku në të ardhmen do të mund të verifikojnë kontratat dhe të kryejnë punët tjera në kompetencë të noterëve në Preshevë dhe Bujanoc e jo të shkojnë në Vranjë.

Siç njoftohen nga zyrat e odës së noterisë publike te Serbise, transmeton presheva.com, zyra e noterisë në Bujanoc do të ndodhet në rrugën Vojvode Stepe nr 31 në Bujanoc e drejtuar nga Nenad Maniq ndërsa në Preshevë nga Bejzad Iljazi në rrugën Marshall Tito nr.53.

Kjo do thotë se që nga 27 korriku verfikimi i kontratave janë kompetent këty dy zyre në Bujanoc dhe Preshevë dhe në të njejtën kohë ndalon juridiksionin e adminsitratës komunale për verfikimin e nënshkrimeve, dorëshkrimeve dhe transkripteve.

Preshevarët dhe qytetarët e Bujanocit konsiderojnë se kjo tashmë është një gjë pozitive pasi për një certifikim nuk duhet të shkohet në qytetin e Vranjës.

Ka nga disa që mendojnë se vetëm një zyre nuk është e mjaftueshme.

Deri tani, për shërbimet e noterit është dashur të udhëtohet deri në qytetin e Vranjës.

Në Serbi, profesionet e noterëve kanë filluar të punojnë që nga shtatori i vitit 2014.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com