Bujanoc: Zhvillohet seanca e njëmbëdhjet e Këshillit Komunal

0

Është zhvilluar sot seanca e njëmbëdhjet e Këshillit Komunal të Bujanocit.

Ndër pikat  kryesore të kësaj seance sipas kryetarit  të komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ishte pika e parë edhe dytë e rendit të ditës.

Propozim  Konkluzioni për dhënien e Autopastrueses ndërmarrjes publike”Komunalia” në Bujanoc e cila u aprovua nga të gjithë këshilltarët, shkruan LuginaPress.

Pika tjetër me rëndësi  e kësaj seance ishte propozim konkluzioni për dhënien e enëve dhe kontejnerëve  për mbeturina ndërmarrjes publike”Komunalia” në Bujanoc     pikë kjo e cila  po ashtu u aprovua nga të gjithë.

Ndërkaq në rend të ditës ishin dhe ankesa e klubit të futbollit”Treshenjevka” nga Llapardinca, ankesa e klubit të hendbollit”Mlladost” në Bujanoc, dhe ankesa e klubit rinor të basketbollit”Play 017″ nga Bujanoci ndaj vendimit të komisionit për sport të komunës së Bujanocit,  ankesa këto që  u refuzuan njëzëri nga këshilltarët komunal.

Ndërkohë u aprovua pëlqimi për  vazhdmin e  kontratës të  disa punëtorëve të cilët  punojnë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc e të cilët  financohen nga buxheti komëunal i Bujanocit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com