Bujanoc: Thirrje publike për ndarjen e subvencioneve për hapjen e vendeve të reja të punës për 2015

0

Subvencioni për hapjen e vendeve të reja të punës i lejohet punëdhënësve me qëllim të punësimit të personave të papunësuar e të cilët janë në evidencën e Shërbimit Nacional për Punësim, Filiala në Vranjë – Ekspozitura në Bujanoc.

BujanovacTë drejtën në subvencion mund ta realizojnë punëdhënësit të cilët janë ndërmarrës ose persona juridik në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Subvencioni lejohet për një shumë prej 150.000,00 dinarë për një vit për hapjen e çdo vendi të ri të punës në sektroin privat të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, veprimtarive prodhuese dhe shërbyese. Komuna e Bujanocit për këtë qëllim ndanë shumën prej 5.000.000 dinarëve.

Përparësi për ndarjen e subvencioneve për hapjen e vendeve të reja të punës mund ta realizojnë punëdhënësit të cilët në dy vitet paraprake nuk kanë shfrytëzuar mjete nga buxheti i Republikës apo i Komunës së Bujanocit në cfarëdo mënyre, si dhe me kusht që t’i plotësojë të gjitha kriteriumet e Thirrjes Publike, e përgatitur nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal.

Kërksa për pjesëmarrje në programin e ndarjes së subvencionit për hapjen e vendeve të reja të punës mund të merret në Administratën komunale të Komunës së Bujanocit, Zyra për zhvillim ekonomik lokal numër 306, ose mund të shkarkohet nga faqja e internetit www.bujanovac.rs Të gjitha informacionet mund të merren në këtë numër të telefonit: 017/654-517.

Në këto linqe mund të shkarkoni Thirrjen publike, kërkesën me biznis plan dhe listën e notimit:

kerkesa me biznis planin per subvencionim 2015

lista e notimit per subvencionim 2015 thirrje publike per

subvencionim 2015

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »