Bujanoc: Shkëmbimi i territoreve nuk është opsion

0

Liderët e dy partive më të mëdha opozitare në komunën e Bujanocit, deputeti popullor dhe shef i grupit të këshilltarëve të SNS Nenad Mitroviq në një intervistë për JugPress ka thënë se është me rëndësi që secili lirshëm të shprehë një qëndrim dhe mendimi i secilit duhet të merret parasysh, ndërsa Nagip Arifi, kryetar i Partisë demokratike ka thënë se “më mirë të bisedohet 100 ditë se sa të luftohet një ditë”.

Idenë për shkëmbimin e territoreve, jugun e Serbisë për veriun e Kosovës, që në mënyrë periodike plasohet në publik nga faktori politik serb dhe shqiptar, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare, edhe Mitroviq edhe Arifi e konsiderojnë si të keqe dhe jo reale.

“Nuk do të vij deri tek asnjë lloj shkëmbimi të territoreve, për këtë jam i bindur” ka thënë Mitroviq.

“Kufijt në këtë zonë nuk dotë ndryshojnë, çka do të thotë se çfardo shkëmbimi të territoreve nuk është e mundur as opsion real” ka thënë Mitroviq.

Deputeti popullot Mitroviq konsideron se kjo ide vjen nga disa politikanë shqiptarë të cilët shkëmbimin e territoreve e përdorin për të fituar poena të lirë politik.

“Nuk jam për kurrfarë shkëmbimi territoresh, dhe kur bëhet fjalë për ndërrim eventual të kufijve, konsideroj që për këtënuk dotë vendosin as shqiptarët, as serbët po fuqitë e mëdha” ka thënë Nagip Arifi.

Sipas fjalëve të tij, varianti për shkëmbim, jo vetm që nuk do ti zgjidh problemet në raportet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve por edhe do të inicoj edhe konflikt të ri.

Arifi ka thënë se situata rreth Kosovës po refloktohet në mardhënihet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëv në jug të Serbisë.

“Cdo fenomen negativ në Prishtin apo Beograd automatikisht ndikon në mardhëniet në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Megjithatë, shqiptarët dhe serbët asnjëherë nuk kanë rënë në provokime të pregaditura si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë” ka shtuar kryetari i PD-së Arifi.

Shqiptarët dhe serbët sipas Arifit, duhet të vazhdojnë të jetojnë së bashku siç e kanë bërë me shekuj më parë.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »