Bujanoc: Pushteti lokal ndanë miliona dinarë në subvensionimin e bujqësis

0

Për herë të parë komuna e Bujanocit ndanë subvencione me vlerë prej 2 milionë dinarëve për makineri dhe pajisje bujqësore për qytetarët e komunës sonë të ciltë i kanë të regjistruar ekonomitë bujqësore.

vlcsnap-2015-07-03-12h10m17s640

Ndarja e subvencioneve u bë sot në ambientet e kuvendit komunal ku përfitues të këtyre subvencioneve gjithsejt ishin 47 ekonomi bujqësore. Bujqit në këtë rast kanë bërë pagesën vetëm 50 përqind të makinerisë apo pajisjeve të tjera, ndërkaq pjesa tjetër e mbeturë është mundësuar nga buxheti I komunës së Bujanocit. Kështu që komuna e Bujanocit planifikon që vitin e ardhshëm për zhvillimin e bujqësisë do t’i subvencionojë bujqitë për 100 përqind kështu u shprehë kryetari komunës së Bujanocit Nagip Arifi. vlcsnap-2015-07-03-12h16m44s171Kryetari Arifi nuk harroi të cekë se dje ka marrë telefonatë nga Turqia e cila dëshironë të ndihmojë zhvillimin e bujqësisë në komunë tonë, ku tha se nga 20 përfitues sa ishin planifikuar, ata kanë kërkuar që numri i përfituesve të serrave të rritet në 30 persona, kështu që mundë lirishtë të them se ky donacion nga Turqia për serra është i sigurt 99 përqind, kjo do të thotë se pushteti lokal është duke I dhënë një rëndësi të vacant zhvillimit të bujqësisë, ka thënë Arifi. Konkursi do të jetë i hapur edhe për këtë donacionë komisioni do të punojë në mënyrë transparente e gjitha kjo është për bujqit e komunës së Buajnocit. vlcsnap-2015-07-03-12h12m11s640Bujqit të ciltë ishin përfitues të këtyre mjeteve ata që kishin të regjistruar ekonomitë bujqësore u ndanë të kënaqurë me shpresë se do të vazhdojnë edhe më tutje komuna ti ndihmojë bujqit, sepse sipas tyre ata kanë nevojë por kjo është edhe një shtytje për të punuar edhe më tepër. Edhe këtë vit nuk do të mungojë lajmi i mirë për prodhuesit e duhanit, kryetari i komunës Nagip Arifi gjithashtu tha se, pushteti lokal ka planifikuar që këtë vit të ndajë Subvencione me vlerë prej 5 milionë dinarëve për prodhuesit e duhanit në komunën e Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com