Bujanoc: Partia Demokratike shënon 6 vjetorin e themelimit të saj

0

Partia Demokratike në Bujanoc  ka shënuar sot 6 vjetorin e themelimit të saj.

Në këtë përvjetor përveç simpatizantëve të saj  mori pjese edhe kryetari I Partisë Demokrtaike Shqiptare(PDSH) në Preshevë Ragmi Mustafa.
Fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryetari i Forumit Rinor të PD-së Sali Sali i cili elaboroi formimin e atij subjekti politikë para 6 viteve.

Ndërkohë Ragmi Musata I PDSH-së i  uroj 6 vjetorin e themelimit dhe veprimit politik të PD-së  në Luginën e Preshevës .

“ Kujtoj se për të gjithë ju është e njohur një veprimtari politike për këto vite të shkuara derisa ne kemi drejtuar komunën në Preshevë , ndërsa ju në Bujanoc kemi pasur një bashkëveprim apsolut të sinqert dhe me kryetarin Arifi kemi këmbyer vazhdimisht përvojat më të mira të udhheqjes të pushtetit vendor”  theksoi ems tjerash kryetari i  PDSH-së Ragmi Mustafa.

Ndërkohë para të pranishmëve foli kryetari  I PD-së Nagip Arifi i cili tha se do të jëmi një opozitë konstruktive që do të punojmë punojmë për të mirën e shqiptarëve.

“ Në vitin 2016 pati zgjedhje lokale në Bujanoc, Partia  Demorkatike nuk ishte në kualicon me partitë tjera, por ishte e vetme dhe fituam më së shumti vota nga shiptarët  e komunës së Bujanocit”.

“Jemi në opozitë, dhe  do të jemi një  opozitë konstruktive. Do të punojmë për të mirën e shqiptarëve  ka thënë  mes tjerash kryetari  i PD-së Nagip Arifi.
Ndërkaq fjalën përshëndetëse  e mori  edhe kryetarja e forumit të gruës të PD-së Adelina Bruçaj Hasani/Lugina Press/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com