Bujanoc: Në mungesë të kryetarit Jonuz Musliu, fillon seanca e pestë e Asamblesë komunale të Bujanocit

0

Diku rreth orës 10:15 minuta, sot ka filluar seanca e pestë e Kuvendit Komunal të Bujanocit, në munges të kryetarit të kuvendit komunal Jonuz Musliu, i cili për shkaqe shëndetësore nuk mund të marrë pjesë në asamblenë komunale, ku po mbahet seanca e pestë me rradhë.
Seanca e sotme, po udhëhiqet nga zëvendëskryetari i Asamblesë komunale, Basri Veseli, i cili në mungesë të kryetarit, Jonuz Musliu, po udhëheq seancën.
Zëvendëskryetari i kuvendit, Basri Veseli, që në hyrje të punimeve të kuvendit, theksoi se, për shkaqe shëndetësore, kryetari Jonuz Musliu, do të mungoj në seancën e sotme. Veseli, gjithashtu i uroi shërim të shpejtë dhe kthimin në punë, kryetarit të kuvendit komunal të komunës së Bujanocit Jonuz Musliu.
Megjithate, seanca po zhvillohet dhe ende po vazhdon debati për pikat e rendit të ditës./Bujanocinet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com