Bujanoc: Ndërmarrjet që kanë për themelues komunën dhe sipërmarrësit mund të konkurojnë për praktikantë, afati deri më 27 mars

0

Komuna e Bujanocit çdo vit realizon programin e praktikës profesionale për të rinjtë e komunës së Bujanocit. Programi i praktikës profesionale i dedikohet personave të papunësuar të cilët për herë të parë aftësohen profesionalisht për profesionet të cilat i kanë fituar për llojin dhe shkallën e caktuar profesionale, dhe me qëllim të aftësimit për punë të pavarur dhe të dhënies së provimit profesional, në pajtim me ligjin ose me aktin e përgjithshëm të punëdhënësit.

konkurs

Por ka disa paqartësi sa i përket aplikimit ku shumë të rinj apo kandidatë që dëshirojnë të bëjnë praktikën një vjeçare drejtohen drejt komunës për të bërë aplikimin, ndërsa konkursi është për punëdhënësit, që në këtë rast kanë të drejtë nga entet arsimore, gjegjësisht ndërmarrjet dhe entet publike themelues i të cilave është Komuna e Bujanocit, dhe shoqëritë tjera ekonomike dhe sipërmarrësit. Kur këta punëdhënës të bëjnë aplikimin për të kërkuar punëtor atëherë kërkohet lista në Entin për Punësim se në çfarë kategorie janë kërkesat më të shumta ku nevojiten praktikant të rinj. Nga zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal pranë komunës së Bujanocit, bëjnë të ditur jo zyrtarisht se edhe pas hapjes së konkursit që kanë kaluar dy javë nuk është paraqitur as një ndërmarrje që kërkon praktikantë, edhe pse këto praktikant paguhen nga buxheti i komunës së Bujanocit që ka ndarë 10 milion dinarë dhe as një punëdhënës nuk obligohet për pagesë. Kërkesa për pjesëmarrje në Programin e praktikës profesionale, i cili mund të merret në Administratën komunale të Komunës së Bujanocit- Zyra për zhvillim ekonomik lokal ose në faqen e internetit ëëë.bujanovac.rs me dokumentacionin përcjellës, i paraqitet Këshillit për punësim të Komunës së Bujanocit, i cili është caktuar për përcjelljen dhe realizimin e Programit të praktikës profesional. Konkursi që është shpallur më 27 shkurt do të jetë i hapur deri më 27 mars./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com