Bujanoc: Ndahen 77 aktvendime për përfituesit e subvencioneve për zhvillimin e ndërmarrësisë lokale (Foto)

0

Në sallën e vogël  të shtëpisë së kulturës në Bujanoc sot është bërë nënshkrimi i  aktvendimeve  në mes komunës së Bujanocit dhe përfituesve të subvencioneve për  zhvillimin e ndërmarrësisë lokale.

Në mënyrë solmne sot janë nënshkruar aktvendimet  nga përfaqësuesit e ndërmarrjeve të vogla të cilët kanë përfituar  subvencione në konkursin për  zhvillimin e ndërmarrësisë lokale në Bujanoc.

 Me  këtë rast kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka thënë se  qëllimi i adminstratës komunale në këtë qeverisje është që drejpërdrejtë të ndihmojë sektorët në të cilat mund të krijohet punësimi.

Kamberi  ka deklaruar   se  është shum e qartë që  punësimi në sektorin publik   në ndërmarrjet  tona komunale po vëshirësohet gjithnjë e më tepër, kjo përshkak procesit euro integrues në të cilët ndodhet vendi. Por është shum  e qartë se  në vendet më të zhvilluara të evropës  perëndimore nuk janë të gjithë qytetare të punësuar në  komunë,  në botën e zhvilluar është sektori privat ai që e ka nxitur  edhe zhvillimin e shoqërisë.

Kjo do të thotë se këtë vitë e kemi nisur  me një sasi të caktuar  të mjeteve gjithnjë duke preteduar që në vitin tjetër të dyfishojmë buxhetin për këto nevoja ka thënë Kamberi mes tjerash.

Në konkursin  për subvencione  të shpallur nga komuna e Bujanocit për të ndihmuar sektorin e bizneseve lokale kanë konkuruar 109 aplikues ndërsa 77 prej tyre kanë përfituar, ndërkaq për këtë vit janë ndarë mbi 10 milion dinarë, në këtë konkurs u tregua qartë dhe bashkejetesa e komuniteteve në biznesin lokalë duke mos e anashkaluar asnjë komunitet për të i ndihmuar në biznes../BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com