Bujanoc: Me dy raste të fruthit, nuk shpallet epidemia
14:50 | 02 Nentor 2017

Me rastin e publikimit të lajmit se në Bujanoc është shpallë epidemi fruthit, është deklaruar edhe drejtoresha e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc. “Në Bujanoc nuk është shpallë epidemi e fruthit, siç kanë publikuar disa media duke u thirë në institutin për shëndet publik” ka thënë drejtoresha e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc dr Lela Jovanoviq. “Në territorin e komunës së Bujanocit janë shenuar dy raste të fruthit, dhe kjo nuk është arsye që të shpallet epidemia” ka shtuar dr Jovanoviq. dr Jovanoviq ka thënë se tek rasti i dytë, tek një vajzë është paraqitur formë më e lehtë e sëmundjes, pasi nuk ka qenë e vaksionuar.
Aurela Hoxha