Bujanoc: Kapet “hajni” i telefonave celularë si në filmat aksion (Video)

0

Një person me nënshtesi nga Maqedonia, është kapur në flagrancë, pasi që kishte vjedhur telefonat celularë të një udhëtareje të autobusit “Mimoza 93”, që po udhëtonte nga Zvicrra për në Kosovë.

Siç deklaruan dëshmitarët ocular, vjedhja e telefonave cellular ka ndodhur në momentin e arritjes së autobusit në Bujanoc, saktësisht në ndalimin tashmë të rregullt “te Moteli”, aty ku grabitësi tëtovar nga duart kapi telefonat e një vajze shkodrane që po udhëtonte për Kosovë. Grabitësi, me të marrë telefonat, iku në drejtim të panjohur. Por, fal efektivitetit të një ish polici nga Bujanoci, i cili qëlloi në vendngjarje, grabitësi u kap pak metra më largë dhe iu dorëzua policisë në Bujanoc.

Megjithate, vlen të theksohet, se vajza dhe grabitësi ishin të njohur në mes vete dhe kishin patur denoncime më herët në polici./Lugina-Lajm/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com