Bujanoc: Ftohen prodhuesit e duhanit që të paraqesin kërkesat për subvencionet (Dokument)

0

Shërbimi i bujqësis pranë administratës komunale të Bujanocit fton të gjith prodhuesit e duhanit të cilët kan status aktiv të ekonomisë dhe prodhimtarin e kontraktuar të duhanit nga territori i komunës së Bujanocit, që të paraqesin fletparaqitjen me qëllim të realizimit të së drejtës në subvencione për blerjen e mekanizmit dhe pajisjeve, në prodhimtarinë e duhanit në vitin 2015.

auto_plantacion_duhani1368257515

Nga shërbimi i bujqësisë njoftojnë se është e nevojshme që shërbimit të bujqësisë kati i tretë zyra nr.308 ti dërgoni fletparaqitjen për fitimin e mjeteve për blerjen e mekanizmit dhe paisjeve. Krahas fletparqitjes të cilën mund ta merni në shërbimin e bujqësisë pranë administratës komunale, prodhuesit janë të obliguar të sjellin edhe kontratën mbi prodhimin e duhanit, vërtetimin mbi statusin aktiv të regjistrimit të ekonomis bujqësore, fotokopjen e leternjoftimit dhe fotokopjen e kartelës së llogaris, gjegjësisht të ekonomis. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave është 31 gusht ikëtij viti./BujanociNet/

dokument bujqesi 1

Dokument Bujqesi 2

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com