Bujanoc: Edhe 20 vende të reja pune, nis projekti me vler rreth 900 mijë euro

0

Kanë filluar sot punimet për ndërtimin e transferstacionit të mbeturinave për riciklim të qytetit të Bujanocit, ky është njëri ndër projektet që duhet realizohet për vitin 2015. Projekti në fjalë sipas kryetarit Nagip Arifi ka qëllim të shumëfishtë pasi që nuk do të kemi më vërejtje nga pronarët e tokave në afërsi të mbeturinave, e po ashtu do të mbrohet ambienti si dhe do të hapen 20 vende të reja të punës.

reciklimi

Deponia e qytetit të Bujanocit, ka herë ka pasur probleme me riciklimin e mbeturinave që janë grumbulluar në atë deponi, por si duket kësaj problematike që ka ndikuar dhe në ruajtjen e ambientit jetësor po i vie fundi pasi që sot ka filluar faza e parë e ndërtimit të transferstacionit të mbeturinave për riciklim. Në këtë ngjarje për të përcjell punimet ishte sot edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi së bashku me bashkëpunëtorët e tij nga kabineti si dhe drejtori i Komunalis, Avni Ismaili dhe ai i ndërtimit Agim Haliti. Komuna e Bujanocit siç potencon Arifi është komuna e parë në rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës që bënë ndërtimin e trasferstacionit për mbeturina dhe riciklim, ndërsa projekti kap vlerën prej 71.500.000  dinarë së bashku me TVSH-në, ndërsa për fazën e parë janë siguruar 20 milion dinarë nga Trupi Koordinues dhe po aq do të i ndahen nga buxheti i komunës së Bujanocit. 11118720_939595862727135_1338405760_nKy projekt ka qëllime të shumëfishtë pasi që nuk do të ketë më vërejtje nga pronarët e tokave në afërsi të mbeturinave e po ashtu do të mbrohet ambienti si dhe do të hapen 20 vende të reja të punës. Projekt dokumentacionin e ka financuar Bashkimi Evropian me mjete 100%, kurse për fazën e dyte komuna do të aplikoj edhe në programin EU-Progress, ndërkaq sipas Arifit vlera e përgjithshme e projekti për të filluar funksionimi i transferstacionit është 105 milion dinarë. Dalibor Mlladenoviq shef i ndërtimit, potencoi se kompania “Saba Bellça” e cila do të i kryej këto punime ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për ndërtimin e transferstacionit që të është i rëndësishme për qytetarët e komunës së Bujanocit dhe afati për përfundimin e fazës së parë është deri në 120 ditë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com