Bujanoc: Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet me xhaxhin piktor (Foto)
14:16 | 01 Qershor 2017

Për nderë të kësaj dite të veçant të fëmijëve  organizata “Beyond ” në bashkëpunim me komunën e Bujanocit dhe të Preshevës këtë vit kanë sjellur piktorin e njohur shqiptar Kosta Zhonga ose siç njihet ndryshe xhaxhi piktor në mesin fëmijëve të rajonit tonë. Fillimisht Kosta Zhonga u prit nga kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi me bashkëpunëtor. Me këtë rast   shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit Rahim Salihu falënderoi piktorin që ka gjetur kohë të jetë në mesin e fëmijëve të rajonit tonë. Nga ana  tjetër edhe Kosta Zhonga falënderoi organizatorët që kanë mundësuar të jetë në mesin e fëmijëve të luginës. Ndërkohë xhaxhi piktor ishte në mesin e fëmijëve në qendër të Bujanocit  me të cilët pikturuan së bashku. Piktori  i njohur Kosta Zhonga gjatë pas ditës së sotme ishte edhe në mesin e fëmijëve të komunës së Preshevës./Lugina Press/
Françeska Jaçe