Bujanoc: 383 nxënës fillojnë klasën e parë; Rexhepi: I kemi bërë të gjitha parapregatitjet e duhura!

0

Sot, në të gjitha shkollat e komunës së Bujanocit, ka nisur viti akademik shkollor 2017/2018.

Për arsye të festës së Kurban Bajrami, mësimi në shkollat shqipe, në territorin e komunës së Bujanocit, po fillon sot, me 4 shtator.

Janë 383 nxënës, që për herë të parë do të nisin procesin edukativo-arsimor, në 10 shkollat fillore, nga të cilat, janë 210 nxënës shqiptarë, dhe 183 serbë, duke përfshirë edhe nxënësit e entit romë.

Driton Rexhepi, kryeshef për arsim në komunën e Bujanocit, në një prononcim për Lugina-Lajm, theksoi se: “si vetadministrim lokal për ketë vit akademik, me ribalans të buxhetit do ta rrisim fondin për shkollat në përgjithsi, sidomos për trajnime të mësimdhënësve do të ketë investime shtesë”.

Rexhepi, gjithashtu premtoi se do të ketë investime në disa kabinete të shkollave të mesme; si ai i biologjisë dhe lëndëve të tjera natyrore.

“Buxheti për arsim, është realizuar 99%, dhe tashmë janë bërë të gjitha parapregatitjet, qofshin ato të gëlqerosjes të objektve shkollore, qoft sigurimi i mjeteve për ngrohje” – përfundoi Driton Rexhepi, kryeshef për arsim.

Komuna e Bujanocit, numëron 12 shkolla, dy të mesme dhe 10 fillore; të ndara në katër serbe, pesë shqiptare dhe një të përzier me shumicë shqiptare./Lugina-Lajm/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com