Buffon nuk e dëshiron përballjen me Leicesterin

0

Portieri i Juventusit Gianluigi Buffon thotë se Juventusi nuk dëshiron që në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të përballet me Leicesterin.

Juve kaloi në çerekfinale falë fitores 3 me 0 në rezultat të përgjithshëm ndaj Portos, ndërsa Leicesteri eliminoi Sevillën 3 me 2 në dy ndeshjet.

“Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Pavarësisht ndeshjes së parë dhe që mbeten me një futbollist më pak në fushë, mund të ndëshkohesh”, ka thënë Buffon për “Mediaset Premium”, transmeton Koha.net.

Buffon thotë se në shortin e 17 marsit nuk dëshiron që Juve të përballet me Leicesterin.

“Dua të shmangin Leicesterin. Ata kanë entuziazëm dhe pasion, por edhe armët për të lënduar këdo”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com