Bujanoc: Ndahen aktvendimet për përfituesit e subvencioneve për bujqësi (Foto)

0

Në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc sot është bërë nënshkrimi i  aktvendimeve  në mes komunës së Bujanocit dhe përfituesve të subvencioneve për  bujqësi.

Në konkursin për subvencione të shpallur nga komuna e Bujanocit për të ndihmuar sektorin e bujqësisë kanë përfituar  440 aplikues derisa 11 aplikues të tjerë janë refuzuar   përshkak të mospërfilljes së rregullave të parapara me program dhe konkurs thonë drejtuesit e komunës.

Vlera e përgjithshme e këtij programi stimulues është 31.254.057,23 dinarë ose mbi 250 mij euro.

Gjatë ditës së sotme për fazën e parë janë ndarë 283 Aktvendime ndërkaq  në fazën e dytë do të ndahen 157 Aktvendime.

Me këtë rast kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi  në fjalimin e tij duke   i uruar përfituesit e subvencioneve është shprehur se qëllimi jonë është që paran e qytetarëve përsëri të ia kthejmë qytetarëve në një mënyrë.

” Qëllimi jonë është që paran publike, ajo që mblidhet  nga  taksat e qytetarëve të ia  kthejme në një formë përspëri qytetarëve.  Është shum e qartë se politka e punësimit në sektorin publik është ngushtuar mjaftë, hapësirat për punësim në sektorin publik  janë mjaftë të ngushtuara  dhe janë të pa mjatueshmë për të apsorvuar të gjitha ato nevoja që ka popullata jonë,  prandaj në planifikimin e  buxhetit për këtë vit ne kemi nisur një pilot projekt, një projekt në bazë  të cilit do të duhej të orientojmë politikën tonë për vitet tjera se si do të zhvillojmë dhe kjo ka të bjë më ndihmë të sektorit të bujqësisë me ndihmë të sektorit të biznesit në mënyrë qëtë krijohen vende të reja të punës”   ka thënë mes tjerash kryetari i komunës së Bujnaocit Shaip Kamberi.

40  subvencione janë nadrë për sera,  40 për bletari dhe të tjerat janë mjete të ndryshme buqësore

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com