Britani, interneti 10Gbps mbërrin tek familjet
13:36 | 14 Shkurt 2018
Shefi i Ofcom shprehet se shpejtësitë më të larta po bëhen një nevojë tashmë. Hyperoptic ka një rrjet me fibra optike në 30 qytete i disponueshëm për 400,000 familje. Shpejtësitë e internet deri në 10 gigabit për sekondë kanë filluar të testohen në kryeqytetin Britanik Londër. Operatori Hyperoptic kreu testin duke thënë se është hera e parë që një internet i tillë sillet në shtëpitë e Anglezëve mbi rrjetet ekzistuese të ISP-ve. Kompanitë e telekomunikacionit në Britani kanë filluar implementimin e rrjeteve plotësisht me fibra optike. Shefi i Ofcom shprehet se shpejtësitë më të larta po bëhen një nevojë tashmë. Hyperoptic ka një rrjet me fibra optike në 30 qytete i disponueshëm për 400,000 familje. Nëse do të ketë kërkesë nga konsumatorët, kompania është e gatshme të ofrojë deri në 10Gbps. Me një internet 10Gbps një përdorues mund të shkarkojë një film prej 5GB në vetëm 4 sekonda ndërsa në një rrjet me 100Mbps duheshin 6 minuta e 40 sekonda. Shkarkimi i një loje 25GB do të kryhej në vetëm 20 sekonda nga 33 minuta e 20 sekonda që duhen për një internet 100Mbps. Sakaq shkakrimi i një filmi 4K Ultra HD 75GB do të merrte vetëm 1 minutë nga 1 orë e 40 minuta në një internet 100Mbps. /PCWorld Albani

Kristin Prengaj