Breznicës prap i kthehet uji i pijshëm, por inkasanti mbetet i rrezikuar

0

Pas një ndërprerje 10 ditore të ujit të pijshëm, që kishte ardhur si pasojë e dëmtimit të qëllimshëm të pompave në rezervuarin e ujit, nga persona ende të panjohur, NP Komunalia, sot ka arritur që ti evitojë të gjitha dëmet dhe fshatin Breznicë të komunës së Bujanocit ta furnizojë prap me uj të pijshëm.

11166049_812013065558253_1193435025_n

Siq ka mësuar BujanociNet, edhe përkundër rregullimit të pompave dhe furnizimit të ekonomive familjare me uj, një problem mbetet i pazgjidhur, siguria e inkasantit të ujit. Në një bisedë për portalin, Imran Selimi inkasant në fshatin Breznicë, ka thënë se, është i rrezikuar dhe se nuk ndjehet i sigurtë që të shkojë ti kontrollojë puset nga ku furnizohet fshati me uj të pijshëm. Ai gjithashtu ka theksuar se për këtë gjë e ka njoftuar edhe policinë dhe se ata do të meren me këtë rast. Vlenë të theksohet se, fshati Breznicë që nga 7 prilli ka qenë pa uj të pijshëm, dhe NP Komunalis iu është dashur që të investojë mbi 400.000 dinarë për ti evituar problemet e shkaktuara qëllimisht nga dora e njeriut./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com