Breznica organizon turnir tradicional për nderë të dëshmorëve

0

Bashkësia lokale e fshatit Breznicë edhe këtë vit ka paraparë organizimin e turnirit tashmë tradicional me rastin e shënimit të përvjetorit të dëshmorëve të Breznicës. Turniri do të organizohet me rastin e përvjetorit të 15 të rënies heroike të dëshmorëve të Breznicës ”Enver R. Bajrami” dhe ”Sherif F. Jonuzi”

turniri

Sistemi i turnirit do të jetë: 5+1(+4 rezerv) ndërsa, paraqitja e ekipeve do të bëhet prej datës: 01.04.2015 e deri më: 18.04.2015. Turniri do të filloj më: 21.04.2015. Të interesuarit për paraqitjen e ekipeve mund të lajmërohen në këtë tel: +381/ 62 – 855 13 45 ose, +377/ 45 – 386 038. Vlera e paraqitjes së ekipeve është: 30 euro apo 3500 dinarë, Pjesëmarrja juaj e nderon gjakun, sakrificën, mundin dhe jetën e dëshmorëve, poashtu edhe fshatin Breznicë. Me respekt, Kryesia e Bashkësisë lokale, Breznicës. Sekretari: Tahir Bilalli Ju mirëpresim!/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com