Breznica organizon ”Takimet e vendlindjes – Breznica 2015”

0

Më: 02.08.2015 (e diel) ora: 16:00, Bashkësia Lokale e Breznicës ka vendosur që të vazhdoj traditën duke organizuar edhe këtë vit takimet e vendlindjes.

breznica
Edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, kemi vendosur që takimet e vendlindjes të mbahen në mënyrë që të afrohemi dhe njihemi sa më shumë me njëri tjetrin, për arsye se shumë të rinj e të reja të Breznicës ndoshta nuk njihen mes vete. Edhe këtë vit vendi më i pështatshëm për realizimin e këtij takimi është paraparë tek fusha e sportit, për shkak të hapësirës dhe ambientit më të volitshëm. Ndaj, ftojmë gjithë bashkvendasit tanë të cilët jetojnë në Bujanoc, Kamenicë, Gjilan, Prishtinë dhe në vendet e Europës e që momentalisht gjinden për pushime këtu, të marrin pjesë në këtë organizim. Ju lusim që këtë njoftim sa më shumë ta shpërndani dhe t’i njoftoni të gjithë Breznicasit ku do që jetojnë. Ju faleminderit për mirëkuptim dhe ju dëshirojmë mirëseardhje sa më masive.

Me respekt,
Bashkësia Lokale e Fshatit Breznicë.
Breznicë, më: 19.07.2015

breznica 1

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com