”Breznica ndër shekuj” libri nga prof.Avni Behluli

0

Më 22 shkurt të këtij viti bashkësia lokale e fshatit Breznicë realizoi një mbledhje me kryesinë e saj. Mbledhja është thirrur në bazë të kërkesës së prof. Avni Behlulit. Kjo mbledhje kishte për qëllim prezantimin e librit kushtuar Breznicës i titulluar ”Breznica ndër shekuj” nga prof. Avni Behluli.

libri 4Në njoftimin e lëshuar nga BL e fshatit Breznic thuhet se; Si zakonisht, mbledhjen e hapi kryetari i bashkësisë lokale të Breznicës z. Bedri Sulejmani, i cili përshëndeti musafirin, kryesinë dhe prezantoi rendin e ditës me c’rast dhe hapi debat. Kryetari i BL të Breznicës e përgëzoi shumë profesorin e nderuar për nismën e marr për të përpiluar një libër të tillë dhe i uroj suksese. Nga antarët e BL të Breznicës u kërkua që profesori Avni ta prezantoj në pika të shkurtëra librin dhe t’i njoftoj për përmbajtjen e këtij libri. libri 1Më pas, fjala ju dha profesorit Avni i cili e elaboroi në pika të shkurta punën e tij disa vjecare për vendlindjen i cili kishte mbledhur shenime të shumta. Ndër të tjera profesori u shpreh: ”Ju përshëndes në emrin tim personal që më dhatë mundësinë të prezantoj para bashkësisë lokale punën time. Jam përpjekur që në këtë libër të përmbledhi një monografi të Breznicës që nga themelimi i saj e deri më sot. Dua që ky libër të jetë një pasqyrë për brezat e ardhshëm të Breznicës, që ata ta njohin prejardhjen e tyre dhe t’i njohin njerëzit e vet. Në këtë libër kam paraqitur gjithë trungujt familjarë nga më i vjetri e deri te më i riu. Kam paraqitur, si ka qenë Breznica, si është sot, sa ka ndryshuar, martirët, dëshmorët, humanistët, veprimtarët, infrastruktura, shkollat, xhamiat, mullinjt, mësuesit etj. libri 3Kuptohet se nuk është i përkryer, por jam i sigurtë se është përfshirë një masë e madhe e realitetit. Në këtë libër besoj të botohen rreth 400 faqe. Vlenë të cekët se vajzat të cilat janë martuar dhe kanë krijuar familje tjetër kund, nuk janë cekur. Poashtu në këtë libër kam përpiluar edhe për Bilinicën njësoj. Kam biseduar me disa shtypshkronja për botimin e këtij libri, cmimi sillet varësisht nga kualiteti që e kërkojmë, por një mesatare e një kualiteti mesatar kushton afër 5 euro. Unë kam menduar diku të botoj rreth 1000 ekzemplar për arsye se ashtu sic i kam llogaritur janë diku mbi 700 familje, e pjesën tjetër do ta dërgoj nëpër disa biblioteka. Nëse libri botohet me shpenzime të fshatit, synoj që ky libër të shpërndahet falas.” Poashtu, pas këtij elaborimi, u hapën debate të ndryshme nga kurreshtja rreth këtij libri dhe përmbajtjes së tij. Profesori kërkon ndihmë financiare për botimin e këtij libri nga të gjithë ata të cilët dëshirojnë dhe kanë mundësi, në të kundërtën thotë se askush nuk mund ta ndjej vetën si të obliguar, sepse, këto shënime sa të jem gjallë ndonjëher po të më mundësohet do t’i botoj nëse kam jetë.

Bashkësia lokale e fshatit Breznicë
Breznicë, më: 22.02.2015

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com