I tmerrshëm është fakti kur e sheh se Breznica e poshtme ka më shumë se dy muaj që nuk ka ujë, ndërsa Bashkësia Lokale prej që ka rizgjedhur strukturat e saj udhëheqëse nuk ka arritur asnjë sukses të vetëm, madje as ta thërras edhe një mbledhje për të diskutuar problemet e fshatit Breznicë!
Problemet e fshatit nuk zgjidhen duke u sorollatur shitoreve dhe kafiterive, por ato zgjidhen kur trajtohen problemet me një seriozitet dhe përkushtim, e kjo asesi nuk mund të ndodh me njerëz të painteresuar për të zgjidhur problemet e fshatit, këto akuza jan hedhur në drejtim të bashkësis lokale të Breznicës në profilin e rrjetit social facebook të fshatit Breznicë.
Udhëheqësia nuk është privilegj, ajo është përgjegjësi, e mos përgjegjësia e Bashkësisë Lokale të Breznicës po bën që Breznica e poshtme të mbetet pa ujë për më shumë se dy muaj!
Kjo është e dhimbshme dhe shqetësuese se si neglizhohet ky problem duke e pasur gjithë infrastrukturën e ujësjellësit të shtrirë!