Brenda tri ditëve Sërbia goditet nga tre termete

0

Një tërmet me magnitudë 2.7 të shkallës Rihterit u regjistrua sot në mëngjes në 04:56h sipas kohës lokale në rajonin e qytetit të Kurshumlis, ka njoftuar Entit Republikan Sizmologjik. Intensiteti i tërmetit në epiqendër u vlerësua në 3 deri 4 gradë të shkallës së Mercallit. Ky është tërmeti i tretë që goditi Sërbinë në tri ditët e fundit.

zemljotres-ap1(3)

Termeti i parë ka ndodhur para dy netëve në Prijepole që tronditit qytetarët, me magnitudë 3 të shkallës Rihterit u regjistrua pak para mesnatës. Pastaj, dje në mëngjes një tërmet me magnitudë 2,4 gradë ka tronditur Novi Pazarin, është publikuar në sajtin e Entit Republikan Sizmologjik. Por prap është fjala për një dridhje jo shum të fuqishme, sepse sipas fjalëve të sizmologëve, tërmetet e këtij intensiteti nuk mund të shkaktojnë dëme në ndërtesa në zonën epiqendrale. Tërmetet e fundit në fushën e Kopaonikut përfaqësojnë aktivitete normale sizmike – ka thënë për “Blic” Branko Dragiçeviç, zëvendës drejtor i Entit Republikan Sizmologjik. Termetet e kësaj shkalle, shtoi ai, nuk paraqesin asnjë rrezik për popullatën ose objektet. Gjithashtu, nuk është një aluzion i një aktiviteti të fortë sizmik në të ardhmen e afërt. Dridhjet e këtij niveli nuk ndjehen me shqisa, regjistrohen vetëm me instrumente matëse tha ai./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com