Brenda burgut më famëkeq në Amerikë, bandat që krijohen dhe dënimet deri në 100 vjet!
08:22 | 12 Janar 2019

Të burgosurit, të cilët mbahen në burgun më të famshëm në botë në El Salvador, dikur kishin lidhje me bandat vrastare Barrio 18 dhe MS-13.

Por tani, duke u përgatitur për një kthim në jetën normale, ata janë fotografuar duke shijuar një shumëllojshmëri gjërash të hartuara për të ndihmuar kalimin e tyre nga krimi i dhunshëm.

Programet njihen si “I Change” dhe përmban gjithçka nga sportet në momentet e reflektimit.

Mara Salvatrucha, një grup krimi i njohur ndër-kufitar si MS-13, u themelua nga Salvadorans në Los Anxheloz në vitet 1080 dhe u sulmua së fundi nga presidenti i Amerikës, Donald Trump, duke thënë se grupi kanë përdorur dhunë ekstreme, trafikim të drogës dhe kontrabandim të njerëzve në SHBA.

Presidenti ka dënuar me forcë bandën në fjalë.

Banda përbëhet nga rreth 8 deri në 10 mijë individë në SHBA vetëm me një anëtarësim global prej diku në mes 30 deri në 50 mijë njerëz, transmeton Indeksonline.

Shumica e anëtarëve të bandës MS-13, mendohet të jenë me prejardhje salvadoriane, guatemalase dhe hondurane si në SHBA dhe në mbarë botën.

Metodat e dhunshme të bandës dhe aktivitetet e gjera kriminale kanë fituar vëmendjen nga qeveritarë në SHBA dhe jashtë vendit në vitet e fundit.

Banda është e njohur për zbatimin e rregullave strikte dhe bindjen absolute midis radhëve dhe dështimi për të treguar respektin e duhur mund të sjellë dënime të rënda, duke përfshirë ekzekutimin.

‘Barrio 18’ janë armiqtë e përbetuar të MS-13.

“Këto dy banda kanë kthyer trekëndëshin verior të Amerikës Qendror në zonën me shkallën më të lartë të vrasjeve në botë”, thuhet në raportin e Departamentit të Drejtësisë për raportin e vitit 2013.

Dy vjet më parë burgu i vendosur rreth 100 kilometra në lindje të San Salvador, ishte pothuajse tërësisht një shtëpi për anëtarët e bandës aktive. Tani, shumica e tyre duan të ndryshojnë mënyrën e jetesës brenda burgut.

Brenda këtij burgu ka të dënuar me nga 100 vjet, për krime të grumbulluara

 

 

 

 

Atalanta Kërçyku