Brenda 10 ditëve fillon ndërtimi i objektit të shkollimit të lartë në Bujanoc

0

Përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtarë ata qeveritarë dhe vendorë sot kanë vizituar vendin ku brenda 10 ditëve do të fillojnë punimet në ndërtimin e objektit të shkollimit të lartë në komunën e Bujanocit, objekt të cilin do ta shfrytozë në bazë të kontratës fakultetit ekonomik i Suboticës.

2

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Sërbi Michael Davenport i shoqëruar nga ambasadori i OSBE-së Peter Burkard, përfaqësuesin e zyrës së UN për shërbime projektuese Grem Tindal, kryetari i TK-së Zoran Stankoviç dhe dekani i fakultetit ekonomik të Suboticës Nenad Vunjak, e kanë përkrahur fillimin e ndërtimit të këtij objekti shum të rëndësishëm për të rinjët jo vetën të komunës së Bujanocit por edhe më gjerë. Shefi i BE-së në Sërbi Michael Davenport, ka thën para mediave se, “sot është një ditë e madhe jo vetëm për Bujanocin por për tërë regjionin, kam qenë në këtë vend me kryetarin Arifi dhe kryetarin Stankoviç para një viti ku më kanë njoftuar me planin për ndërtimin e objektit universitarë, ide e cila qysh në fillim ka qenë e pranueshme për mua. 4Brenda kësaj periudhë me një përkushtim të përbashkët kemi arritur që ti tejkalojmë të gjitha pengesat dhe sot e kemi edhe lejen e ndërtimit e cila mundëson fillimin e punimeve sa më pare” Le të jetë ky një hap i rëndësishëm i Bujanocit për një ardhmëri, për një qytet studentorë dhe një qytet me përspektivë për të ardhmën, ka thënë Davenport. Ideatori i cili i pari e kishte planifikuar Bujanocin si qytet universitarë para disa viteve, është kryetari i komunës Nagip Arifi i cili pas një përkushtimi shum të madh dhe një punë të palodhshme ai sot në Bujanoc mblodhi delegacionin më të lartë Evropian që qytetarëve të komunës t’ia konfirmojë lajmin për ndërtimin e objektit të shkollimit të lartë. 4Arifi para mediave tha se, “kemi bërë një punë shum të madhe dhe lirisht mund të them se nga sot Bujanoci është një qytet universitarë ku do të kenë mundësinë të gjith të rinjët e të të gjitha nacionaliteteve të mësojnë dhe të kryejnë shkollimin e lartë në këtë objekt. Shpresoj që vitin e ardhshëm studentët të kenë një ndërtes të re në të cilën do të vijohet mësimi në gjuhëhn serbe dhe në gjuhën shqipe” Edhe ambasadorti i OSBE-së Peter Burkard përshëndeti fillimin e punimeve duke theksuar se, “mednoj që sot është një hap shumë i rëndësishëm për studentët dhe të gjith qytetarët në përgjithësi të komunës së Bujanocit” Nga ana tjetër dekani i fakultetit ekonomik të Suboticës Nenad Vunjak, ka potencuar se, “sot i kemi zgjidhur të gjitha pengesat administrative dhe tash mund të mendojmë që ta kryejmë këtë objekt sa më parë, për këtë i faliminderojë të gjith ata të cilët kontribuan në këtë drjetim, në veçanti kryetarin Arifi i cili dha një përkuhstim shumë të madhë që komuna e Bujanocit ta ketë një objekt të tillë dhe sot po fillojmë një hap drejt finalizimit të këtij objekti” Edhe kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviç fillimin e ndërtimit të objektit e ka vlerësuar si një hap shum pozitin për komunën e Bujanocit dhe të rinjët e ketij regjioni të cilët në të ardhmën do të kenë kushte të shkollimit të lartë me standarde Evropiane. Ai theksoi se, “është marrë edhe leja e fundit e ndërtimit dhe jamë i lumtur që vitin e ardhshëm studentët do ta kenë një objekt të ri dhe me këtë të krenohet Bujanoci. Këtë nuk do ta kishim mundur të vetëm por me ndihmën e Bashkimit Evropian, pushtetit lokal dhe OSBE-së të cilët janë garantues që ky objekt do të jetë një perspektivë për rinin e këtij rajoni” Bashkimi Evropian për ndërtimin e këtij objekti ka ndarë 1 milion euro, ndërsa në ndërtimin e tij do të participojnë edhe Trupi koordinues dhe pushteti lokal. 63779_10152833032278617_8824444442166448172_nDavenport, Arifi, Stankoviç dhe Vunjak, sot kanë zhvilluar edhe një ligjeratë para studentëve të fakultetit ekonomik dega në Bujanoc për integrimin dhe të rinjët, e poashtu nuk lanë anash as rëndësinë e ndërtimit të objektit i cili është shumë i rëndësishëm për ardhmërinë e tyre. Gjatë kësaj ligjerate edhe studentët kanë patur mundësinë që ti shtrojë pyetje lidhur me integrimin e Sërbisë në BE dhe përkrahjen e BE-së për Sërbinë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com