Braktis gruan dhe rrëmben kunatën për ta prostituuar në Kosovë

0

Braktis gruan dhe rrëmben kunatën për ta prostituuar në Kosovë

Një 21 vjeçar nga Tirana, ka braktisur bashkëshorten e tij një vit më të re, duke u larguar nga Shqipëria bashkë me motrën e saj 18 vjeçare.

Ngjarja është denoncuar dje nga L.A,, vjeç 20, banuese në Tiranë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së Tiranës.

Bashkëshortja ka bërë kallëzim se më datë 4 nëntor 2014, i shoqi i saj L.M., 21 vjeç, banues në Tiranë, ka marrë motrën e saj V.A., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe se janë larguar për në Kosovë, me qëllim për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Policia tha sot se filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit L.M.

Nga hetimet e kryera rezulton se 20 vjeçarja, pjesëtare e komunitetit egjiptian në Tiranë, e akuzon burrin e saj se i ka rrëmbyer motrën duke e dërguar për prostitucion në Kosovë.

Hetimi nxjerr se 21 vjeçari e ka braktisur të shoqen për kunatën, por vetë i riu mohon se ka qëllime prostitucioni ndaj saj.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com