Brad Pitt merr pjesë në ditëlindjen e ish-bashkëshortes
08:00 | 11 Shkurt 2019

Aktori hollivudian, Brad Pitt ka marrë pjesë në ndejën e ditëlindjes së 50-të të ish-gruas së tij, Jennifer Aniston, transmeton lajmi.net.

Revista “People” shkruan se aktori kishte arritur deri te hoteli me një SUV me xhama të zi, kështu duke dalë shpejt për t’i shmangur gazetarët.

Festa e ditëlindjes së Aniston mes familjarëve dhe miqve është mbajtur të shtunën në Los Angeles. Thuhet se e pranishme atë mbrëmje ishte edhe një tjetër ish-grua e Pitt, ajo Gwyneth Paltrow.

Përveç Brad Pitt-it i pranishëm ishte edhe një ish tjetër i Jennifer Aniston, muzikanti John Mayer./Lajmi.net/

Kejvina Kthella