BQK emëron zëvëndësguvernator ish këshilltarin e Isa Mustafës

0

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 qershor 2018 ka miratuar sot vendime, gjithashtu ka emëruar zëvendësguvernatorin e vet.

BQK ka miratuar, Rregullore për Sistemin e Pagesave Ndërbankare; Pasqyrat Financiare për tremujorin e parë të vitit 2018; dhe Emërimin e Sokol Havolli Zëvendësguvernator të Bankës Qendrore.

Bordi i Bankës Qendrore, gjithashtu u njoftua me raportin tre mujor janar-mars 2018 të Auditimit të Brendshëm dhe raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

Sokol Havolli më parë ishte pjesë e kabinetit të Isa Mustafës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »