Botohet numri i parë i revistës “Freskia” nëse sigurohen mjete vazhdon botimi

0

Presheva dhe Bujanoci do te kenë edhe një reviste tjetër të karakterit kulturor, fetar dhe shkencor e quajtur “Freskia”. Kjo revistë është në kuadër të Shoqatës Kulturore “Ditura” e cila është promovuar në Preshevë.

freskia

Në prani të një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të kulturës u përurua numri i parë i revistës kulturore, fetare dhe shkencore “Freskia”, ne kuadër Shoqatës kulturore “Dituria” përurimin në fjalë e udhëhoqi magjistër Nexhmedin Ademi. Sipas Ademit viteve të kaluara ideja për revistën “Freskia” ka qenë e një formati të vogël edhe pse kemi nxjerrë në botim ka qenë e botuar 3 – 4 faqe dmth informacione vetëm për muajin e Ramazanit. Tani kjo revistë do të vazhdojë të botohet edhe në numra të tjerë nëse gjejmë mbështetje u shpreh më tej Ademi. Me këtë rast fjala iu dha edhe profesorit te gjuhës shqipe, Alixhemal Salihut i cili shkurtimisht ka dhënë një vlerësim për revistën kulturore, shkencore e fetare “Freskia” duke thënë se është një revistë e një niveli që meriton vetëm fjalë të mira. Ai si profesor bëri një vlerësim të gabimeve gjuhësore në këtë revistë duke thënë se gjuha shqipe është një gjuhë jo e lehtë për tu shkruar. Edhe Dr Zeqirja Ibrahimi nga Shkupi ka vlerësuar punën dhe kontributin e redaksisë për të ndalur ky numër me këtë vlerë që e ka. Vlen të theksohet se kjo revistë është punuar 99 për qind me autor nga Lugina e Preshevës. Ndërkaq brendia e revistës “Freskia” shoqërohet me materiale dhe tema të llojllojshme, por vend meritor zënë edhe shkrime për muajin e shenjt të Ramazanit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com