Boshnjaku i papunë fitoi 5 milionë euro në llotarinë e Italisë

0

Një i papunë boshnjak 57 vjeçar me banim në Zvicër, lumturinë e gjeti në Itali, ku ai fitoi llotarinë prej pesë milion eurove.

auto_euro2-620x3301426769372

Njeriu me fat kishte blerë tiketën e llotarisë për 20 euro në një kafene në Itali, duke mos shpresuar se kjo do t’ia ndryshojë jetën e tij.

“Ai ndjeu marramendje dhe disi mezi u ul dhe kërkoi një pije. Kurrë më parë nuk ka ndodhur diçka e tillë”, tha pronari i kafenesë, Milagros Perez, transmeton TetovaSot.

Interesante është ajo se boshnjaku i papunë shkonte shpesh nga Zvicra në Itali, duke kërkuar punë, dhe në këtë kafene u ndal për të bërë pushim dhe për të pirë një kafe.

Fituesi me fat nuk ka vendosur ende se si të shpenzojë paratë, por premtoi se një pjesë të parave do t’i japë pronarit të kafenesë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com