Borxhi në këmbim të (mos)njohjes së Kosovës: Etiopia kërcënon Serbinë!

0

Etiopia ka kërcënuar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nëse Beogradi këmbënguli që ky shtet t’i paguajë borxhin prej 100 milionë dollarësh.

Etiopia dhe SerbiaSiç raporton gazeta serbe “Novosti”, bëhet fjalë për një borxh të vjetër që Etiopia i ka Beogradit, i cili cila daton qysh nga vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar.

Ky borxh, sipas mediave serbe, i takon Serbisë, si pasardhëse e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), transmeton Telegrafi.

I pazgjidhur mbetet edhe statusi i ndërtesës së ambasadës serbe në Adis Abeba, e cila ishte dhuratë e Perandorit Haile Selassie për Josip Broz – Titon, ish-presidentin e ish-RSFJ-së.

Gazeta e Beogradit njofton se zyrtarët etiopianë i kanë dërguar sinjale të qarta shtetit serb për zgjidhjen e problemit – në mënyrë diplomatike të largohen nga ambasada dhe të shlyejnë borxhin dhe interesin, në shkëmbim të mbështetjes së Serbisë në raport me Kosovën.

Etiopia është anëtare e Unionit Afrikan, union që në gjirin e vetë ka 54 vende, nga të cilat vetëm 22 e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Pozicionimi ndryshe i Adis Abeba karshi Kosovës me siguri se do të shkaktoj efekte domino rreth njohjeve të reja.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com