Bora pushton veriun e Shqipërisë, trashësia deri një metër

0

Verilindja e vendit mëngjesin e sotëm është zgjuar nën pushtetin e dëborës, trashësia e së cilës në disa zona ka arritur deri në 1 meter.

bora
Kritike situata paraqitet në rreshtin e Kukësit, ku ne komunat Zapod, Shishtavec e Topojan dëbora ka arritur ne 90 centimetër. Akset rrugore që lidhin këto zona me qytetin e Kukësit janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë.

Ndërkohë problem ka edhe në aksin Kukës-Kalimash, ku aktualisht ndodhen në terren rreth tetë borëpastruese dhe ky segment është i kalueshëm vetëm më zinxhirë.

Trashësia e deborës ka shkuar deri në 80 centimetër edhe në zonat e thella malore te Bajram Currit dhe Krumës. Jo me pak problematike situata është në rrethin e Mirditës, ku trashësia e dëborës ka shkuar në 70 centimetra në komunat Selitë, Kanican dhe Kthellë.

Rrugët që lidhin këto komuna me Rrëshenin janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa disa rrugë që lidhin qendrat e komunave me fshatrat janë të bllokuara, transmeton express.

Në pjesën e rrugës Kombit që ka nën varësi rrethi Mirditës aktualisht ndodhen 6 borë pastruse që vijojnë punën intensive për të mos lejuar bllokimin e rrugës. Në komunat Sllovë, dhe Lurë në Dibër trashësia e dëborës ka shkuar ne 70 centimetër, teksa kalimi i mjeteve në akset që lidh këto komuna me Peshkopinë është i mundur vetëm me zinxhirë.

E njëjta tablo paraqitet edhe në rrethet e Matit dhe Bulqizës dhe në një pjesë të Kurbinit. Sakaq në qarkun e Shkodrës, kritike mbetet situate në rrethin e Pukës, ku në zonën e Qafë Malit trashësia e dëborës shkon deri në 1 metër.

Aktualisht në këtë rreth akset rrugore që lidhin qytetin me komunat janë të kalueshme vetëm më zinxhirë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com