Bora paralizon Rusinë, arrinë trashësinë 3 metra (Foto/ Video)
10:52 | 20 Dhjetor 2014

bora-paralizon-rusin-euml-arrin-euml-trash-euml-sin-euml-3-metra-foto-video_hd

Kur dimri i vërtetë në Rusi i tregon dhëmbët e tij, atëherë bora paralizon gjithçka. Në qytetin Vladivostok trashësia e borës ka arritur deri tre metra.

Rrugët në Vladivostok pothuaj se janë zhdukur, kurse katet e para të ndërtesave “u kthyen në kate përdhese”. Semaforët dhe shenjat rrugore janë mbuluar pothuajse të gjitha, dhe shihen vetëm majat e tyre, transmeton TetovaSot. Megjithatë, rusët me sa duket janë mësuar me kushte të tilla, dhe madje kanë buzëqeshur në stuhinë dëbore, siç mund të shihet në videon e bashkangjitur e cila është publikuar tre ditë më parë. https://www.youtube.com/watch?v=qMSWpJmiMjU
Edlira Rukaj