“Bonbon” i Era Istrefit dëgjohet edhe në veturat e policisë ruse (Video)

0

Era Istrefi ka publikuar javë më parë videoklipin e ri të titulluar ‘Redrum’.

Megjithatë ende më shumë po dëgjohet hiti i prishtinases që i solli famë ndërkombëtare ‘BonBon’.

Në rrjete sociale është publikuar një video teksa shihet një patrullë e policisë ruse duke ndjekur një veturë tjetër në komunikacion, transmeton Telegrafi.

Gjithçka duket si një ndjekje normale, ku dëgjohet sirena dhe komunikimi me bazën.

Por, kur policia ndalet dhe fillon ndjekjen në këmbë, në veturën e policisë ruse dëgjohet kënga tashmë hit botëror “BonBon”, i cili është shikuar deri më tani mbi 331 milionë herë në YouTube.

Për më tepër shikojeni videon e mëposhtme prej minutës së gjashtë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com