Bomba nga Lufta e Dytë
10:52 | 27 Dhjetor 2014

Tri bomba të pashpërthyera dhe disa fishekë pushke të llojit “M 48”, janë gjetur në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit pas rrëzimit të një muri të vjetër, në shtëpinë e Veli Hotit, banorit të këtij fshati.   Sipas familjarëve, mendohet se këto bomba datojnë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur Kosova ishte pushtuar nga Italia. Ata thënë kështu me bindje se këtë e vërteton edhe mbishkrimi që mbajnë bombat e gjetura. “Nja tri bomba të kohës kur Kosova ka qenë e pushtuar nga ushtria italiane dhe fishekë të manzerës italiane”, ka thënë njëri prej familjarëve. Këto mjete të vjetra të luftës u gjenden poshtë një muri të vjetër që ishte ndërtuar në vitet 40 – 41, ndërsa e zbuluan mëngjesin e djeshëm, kur ai mur u rrëzua. Bombat janë eliminuar në orët e pasdites nga Njësitet për Çminim të FSK-së. /Zëri/
Edlira Rukaj