Boçka: Shqiptarët e Luginës të marin pjesë në zgjedhjet për KNSH

0

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka ka qëndruar sot në Bujanocit ku është pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, dhe shefin i kabinetit Arbër Pajaziti. Në kabinetin e kryetarit Arifi Ambasadori Boçka ka zhvilluar bisedë vëllazërore për mënyrën se si duhet të punohet mes dy institucioneve të rëndësishme për vendin tonë si në zhvillimin arsimor, kulturor dhe ekonomik.

1

Ambasadori i ka dhënë përkrahje dhe premtim në këtë drejtim kryetarit Arifi se do të mundohen të punojnë sa më shumë por duke mos përjashtuar edhe bizneset që janë këtu të mund ta plasojnë prodhimin e tyre në Shqipëri por dhe nga kjo e fundit deri këtu. Kryetari Arifi, pas takimit potencoi se, Qeveria e Shqipërisë gjithnjë është munduar që të japë kontriboutin maksimalë në përmirësimin e kushteve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.2Takimi me Ambasadorin Boçka, është një takim vëllazërorë, ka thnë Arifi duke shtuar se, edhe përkundër kufijve që na ndajnë ne i përkasim një kombi dhe kjo na bënë edhe më afër njëri tjetrit. Kryetari Arifi e ka njoftuar Ambasadorin shqiptarë me situatën politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke kërkuar përkrahje sa më të madhë në përmirësimin e kushteve. Ambasadori duke u faleminderuar për informacionet e dhëna nga kryetari Arifi si dhe për pritjen që iu është bërë tha se, do të jetë gjithnjë i gatshëm që të bashkëpunoj në këto çështje. Në takimin e sotëm nuk është lënë anash pa u diskutuar dhe për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptar në Sërbi dhe sugjerimi i Ambasadës së Shqipërisë është që shqiptarët të marrin pjesë në këto zgjedhje. Më datën 22 tetor kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të bëjë një vizitë zyrtare në Beograd dhe mes çështje të tjera siç tha ambasadori, ai do të diskutoj dhe për problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ambasadori i pyetur nga gazetar se a do ta vizitoj edhe Luginën e Preshevës kryeministri Rama, ai tha se akoma nuk ka ndonjë informacion për sa i përket vizitës në Luginë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com