Bllokohen autobusët te “Dheu i Bardh” – Pala serbe ndërron strategjinë për Kosovën
09:58 | 07 Mars 2015

Asnjë autobus nga Kosova nuk po lejohet të hyjë në Serbi me arsyetimin se prej tash e tutje vozitësit e automjeteve të rënda duhet të marrin tapografin (mjet që kontrollon shpejtësinë) në Krushevc. dheu i bardh Imeran Hajrullahu, vozitës i kompanisë “Vectori” nga Prizreni, ka treguar se janë bllokuar në kufirin me Serbinë, te pika “Dheu i Bardh” dhe nuk po lejohen të hyjnë në Serbi, raporton Express. Ai ka treguar se deri më tash topografin e kanë marrë në Kosovë te kompanitë e licencuara nga Ministria e Transportit. “Po e kërkojnë një dokument që është absurd me kërku atë dokument. Kur të kryhet kontrolli teknik i automjetit duhet të shkosh dhe ta marrësh edhe një pajisje e quajtur tapograf, e cila tregon procesin e vozitjes së automjetit. Por, pala serbe për me me i lëshu autobusët e Kosovës po kërkojnë edhe dokumentin e tapografit me e nxjerrë në Serbi”, ka treguar ai. Hajrullahu ka thënë se kjo praktikë askund në botë nuk aplikohet. Ka treguar se edhe në vende tjera lëvizin me dokumentet e nxjerra në Kosovë. Sipas tij, për të nxjerrë dokumentin e tapografit duhet të paguash 100 euro. “E kemi lajmëruar Policinë dhe Ministrinë e Diasporës”, ka shtuar ai
Aurela Hoxha