Blindohet kufiri me Greqinë, nuk lejohen emigrantët

0

Policia kufitare e Maqedonisë ka blinduar dhe rritur masat e sigurisë në kufirin me Greqinë. (VIDEO)

1_408196238

Me këtë po pamundësohet hyrja dhe kalimi i emigrantëve të vendeve afrikane dhe aziatike. Me mijëra emigrantë janë grumbulluar përreth kufirit në jug të vendit, duke tentuar hyrjen e tyre në territorin e Maqedonisë, informon INA.

Pjesa më e madhe e tyre tashmë për disa ditë janë të bllokuar në këtë zonë dhe kanë ngritur tenda dhe strehimore të improvizuara duke kërkuar leje për hyrje në territorin e vendit, për të shfrytëzuar vetëm si destinacion tranzitor për të kaluar në Serbi dhe më pas në Hungari.

Ata me ditë të tëra janë pa bukë dhe ujë dhe presin sinjalin nga autoritetet e Shkupit.

Nga ana tjetër, autoritetet greke kanë urdhëruar që emigrantët sa më shpejt të lëshojnë territorin e tyre, mirëpo ata në anën tjetër nuk po lejohen nga policia kufitare maqedonase.

Arsyetimet e autoriteteve të Shkupit janë se Serbia ka bllokuar kufirin dhe ka shprehur vërejtje për lejimin e fluksit të madhe të emigrantëve ilegal. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com