Blic: Skandalizohen serbët, shqiptarët refuzojnë ta heqin flamurin kombëtar

0
Flamuri i Shqipërisë që ishte vendosur të premtën në ndërtesën e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve vazhdon të valojë në këtë ndërtesë, diçka që ka alarmuar Beogradin, përfshirë edhe mediat serbe.

Përpos ndërtesës së Këshillit në Bujanoc, flamuri me shqiponjen dy krenare gjendet edhe në ndërtesat e komunave në Preshevë dhe Bujanoc, ndonëse në këto objekte është përkrah flamujve të shtetit serb, shkruan Blic.

Sipas Blic-it, Shqiptarët janë i vetmi komunitet minoritar në Serbi të cilët nuk e kanë një flamur të vetin, por në vend të kësaj e përdorin flamurin e Shqipërisë.

Paraqitje të tilla nëpër Serbi bëhen më të shpeshta çdo vit kur afrohet festa e flamurit kombëtar, më 28 nëntori.

Siç raporton Blic, Këshilli Kombëtar i shqiptarëve nuk e ka pyetur askënd për ta vendosur flamurin e Shqipërisë në objektin e saj, shkruan Blic.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com