Blanc: Ibra duhet të shënojë më shumë

0

Trajneri i PSG-së, Laurent Blanc, ka kërkuar nga sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, që të shënojë më shumë gola.

blanc-ibra-duhet-t-euml-sh-euml-noj-euml-m-euml-shum-euml_hdSulmuesi suedez ka rënë pak nga forma e tij e makinës së golave, pasi ka shënuar vetëm dy herë në shtatë ndeshjet e fundit, dhe trajneri i tij kërkon që ai të rikthehet në formën e tij.

“Ibra nuk është djalosh i ri, ai është 33-vjeçar. Ndaj Chelseat, ai do të ketë presion mbi supe siç do ketë e gjithë skuadra”.

“Ai duhet të shënojë sepse ky është roli i tij në skuadër. Mirëpo, ai ka punuar mirë gjatë suspendimit të tij prej dy ndeshjeve. Është gjë e mirë për të që është kthyer për ndeshjen e këtij vikendi, pasi që ka nevojë për një ndeshje konkurruese para takimit me Chelsean”, ka thënë Blanc. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com