BL e Zarbincës nis iniciativën për asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbincë

0

Nën organizimin e Bashkësis Lokale të fshatit Zarbincë të komunës së Bujanocit, në kuadër të së cilës gravitojnë edhe katër vendbanime tjera, të premtën më 12 dhjetorë të këtij viti në Gjilan është mbajtur takimi i parë i iniciativës për asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbincë.

okokok

Gjatë këtij takimi është marrë qëndrim që të fillohet me aktivitetet e mëtejme dhe njëkohësisht është bërë apel tek të gjith shqiptarët, veqmas tek banorët e Malësisë së Bujanocit që jetojnë në perëndim të kontribuojnë në këtë drejtim. Këshilli nismëtarë i Bashkësis Lokale të Zarbincës, fton qytetarët e Malësisë së Bujanocit, që jetojnë në qytetet e Kosovës por edhe ata në diasporë që ti përgjigjen ftesës në pjesmarrjen e takimit të rradhës i cili do të mbahet më 27 dhjetor të këtij viti në Gjilan në restaurant “LAZA” tek Zabeli i “Sahit Agës”, Takimi me bashkëatdhetarët është paraparë të fillojë në ora 18:00h dhe ka për qëllim angazhimin e të të gjith banorëve të Malësis kudo që jetojnë, në asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbinc, ku të gjith mund të japin kontrubutin e vetë në mënyra të ndryshme. Sipas BL të Zarbincës, ky projekt është me rëndësi jetike për familjet që jetojnë në fshatrat e Malësisë por rëndësi të veqant ka edhe për kthimin e popullatës në vatrat e tyre stërgjyshore. Zarbinca, Suharna, Novosella, Priboci, Qarri dhe Rmnabuqa, jan vendbanimet shqiptare të cilët do ta gëzojnë këtë rrugë. Bashkësia Lokal e Zabrincës shpresonë se malësorët ku do që janë do ti përgjigjen kësaj ftese e cila ka një rëndsi të madhe, sidomos për gjeneratat e reja dhe ruajtjen e kulturës dhe traditës së këtyre trojeve./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com