Biznesmenit me origjinë shqiptare, nuk lejohet të hyjë në sheshin e Shkupit

0

Në një bisedë midis ministrit Mile Janakievski dhe kryeministrit Nikolla Gruevski, nga materialet e përgjimeve, bisedohet për shitjen e një toke shtetërore për një person që supozohet se është shqiptar që kishte jetuar në Francë, por që pas 30 viteve ishte kthyer në Shqipëri. Në këtë bisedë dëgjohet biseda e tyre se si ata nuk lejojnë që një biznesmen që supozohet shqiptar të investojë në pjesën qendrore të Shkupit.

biznesmenit-me-origjin-euml-shqiptare-nuk-lejohet-t-euml-hyj-euml-n-euml-sheshin-e-shkupit-video_hd

Toka me hapësirë mbi 1000 metra katrorë i takon familjes së nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu aty pikërisht ishte shtëpia e saj në sheshin e sotëm të Shkupit.

Ja edhe pjesa e bisedës:

Mile Janakievski: Të presim takimin me atë që është i interesuar, për atë personin që të thash dhe që është i interesuar ?

Nikolla Gruevski: Po, por a e di nga cili vend vjen? A duhet lejuar për të hyrë, këtu në shesh? Pastaj ata do të inkurajohen dhe do të hyjnë në shesh, e ke të qartë. Tjetër është që të hyjë përskaj Vardarit, në Kala apo tek Stacioni Hekurudhor dhe tjetër është të hyjë në qendër.

MJ: Por ai ka 30 vite që jeton në Francë, nga atje e ka origjinën… (supozohet Shqipëria)

NG: Nga atje a…?

MJ: Si fëmijë ka shkuar në Francë dhe 30 vite ka jetuar atje dhe sërish kthehet në Shqipëri.

NG: Mysliman apo katolik është.

MJ: Katolik

NG: Ai që e ka Radikën nuk është katolik, por ortodoks, hotelin Radika e kam fjalën.

MJ: Katolik është dhe i dashuruar në barok. Do të thotë se njeriu me titull dhe me profesion është artist.

NG: Aha, artist do të thotë, për atë ai është aq i dhënë pas barokut.

Kjo bisedë ka të bëjë me ndërtimin e shkallëve të stilit spanjoll dhe të një hoteli të stilit barok në një hapësirë prej 1.046 metra katror, pikërisht në pronën ku gjendet pasuria e nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza. Kjo tokë iu shit një kompanie tjetër. /INA/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com