Biznesmenët e Turqis premtojnë investim në komunën e Bujanocit (Video: INTERVISTA)

0

Me ftesë të Kryesis së Shoqatës së Biznesmenëve dhe Industrialistëve me prejardhje nga Rumelia në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë të përkrahur nga Kryeministria e Republikës së Turqisë dhe Drejtoria për Turqit jasht shtetit dhe Shteteve Mike, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpunëtor të tij ka marë mpjesë në Forumin Nderkombëtar të Ekonomisë RUMELISIAD 2015, i cili është mbajtur me 20 shkurt në Pallatin e Kongreseve Merinos Ataturk në Bursa.

 

 

 

 

Turqia 5

(Kryetari Arifi me biznesmen të suksesshëm me renome ndërkombëtae)

Qëllimi kryesorë i Forumit Ndërkombëtar të Ekonomisë RUMELISIAD 2015, ka qenë shtimi i vlerave në marëdhëniet ekonomike, tregtare dhe kulturore ndërmjet Republikës së Turqisë dhe vendeve të Ballkanit. Ky solemnitet ka nisur me fjalimin e zëvendës kryeministrit të Republikës së Turqisë. Me rastin e pjesmarrjes në konferencën ballkanike të mbajtur në Bursa, kryetari i komunës Nagip Arifi tha se, “kanë pasur mundësi që ti prezentojn potencialet e komunës së Bujanocit, ku një mundësi të tillë patën edhe përfaqsuesite komunave të tjera pjesmarrëse.” Vlenë të theksohet se kryetari Arifi ka pasur rastin që të bisedoj me shumë përfaqsues të kompanive të ndryshme me renome Ballkanike, dhe ka marrë premtime se Qeveria Tukre këtë pjes të ballkanit do ta ndihmoj në zhvillimin ekonomik. Gjatë këti viti pritet që një delegacion Turk ta vizitoj komunën e Bujanocit, ku do të shohin mundësinë dhe kapacitetin e investimit në vendin tonë, tha Kryetari Arifi. Gjatë kësaj vizite, kryetari Arifi është takuar edhe me biznesmen të suksesshëm shqiptarë  me prejardhje nga komuna e Buajnocit që jetojnë dhe veprojnë në shtëtin Turk. Ata kanë premtuar se do të bëjën gjthçka që ta ndihmojn vendin e të parëve të tyre. Turqia 2

(Kryetari Arifi në takim me Kryetarin e Bursës Rexhep Alltepe)

Kryetari Arifi gjatë qëndrimit të tij në Turqi është takuar edhe me kryetarin e komunës së Bursas, Rexhep Alltepe, komun kjo me rreth 3 milion banorë, i cili është shprehur i gatshëm që ti ofrojë përkrahje pa rezervë komunës së Bujanocit në zhvillimin ekonomik. Turqia 4

(Kryetari Arifi gjat takimit me kryetarin e Bursasport)

Arifi gjithashtu është takuar edhe me kryetarin e e klubit sportiv Bursasport, i cili ka premtuar se, jo vetëm në spor por edhe në lëmi të tjera do të ndihmoj komunën e Bujanocit. “Por një gjë është më kryesore sikurse ne si pushtet lokal poashtu edhe popullata duhet që me punën e vet ti arrijm ato që duhet”, tha në fund të intervistës njeriu i parë i komunës së Bujanocit Nagip Arifi. Në këtë takimin e lartpërmendur, pos përfaqsuesve nga Lugina e Preshevës, kanë marë pjesë Ministra nga vendi dhe nga Ballkani, Sekretar për tregëti të jashtme, Kryetar të Odave Ekonomike, biznesmen dhe industrialist nga 12 vende të Ballkanit, duke përfshirë edhe Turqinë./BujanociNet/

https://www.dailymotion.com/video/x2hx5e9_speciale-intervista-dr-nagip-arifi-23-02-2015_news?start=26

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com