Bisedimet mes shqiptarëve të Luginës dhe Beogradit pritet të fillojnë në muajin tetor
14:48 | 06 Shtator 2017

Bisedimet me përfaqësuesit shqiptarë rreth planit shtatë pikësh do të vazhdojnë në muajin tetor, ka thënë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Ai gjatë qëndrimit të tij në komunën e Bujanocit tha se prêt që në këtë bisedime do të zgjidhej disa problem që ekzistojë, shkruan bujanovacke. “Ky planë përveç tjerash përfshinë integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe përmirësimin ekonomik”, theksoi Stankoviq. Përfaqësuesit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës në qershor të vitit 2013kanë dorëzuar qeverisë në Beograd planin shtatë pikësh  për përmirësimin e pozitës në këtë rajon.
Françeska Jaçe