Birra “Peja” konsumohet brenda objektit të Sh.f “Migjeni” në Muhoc

1

Në vazhdën e hulumtimit dhe sajimit të metodave bashkëkohore të mësimdhënies, një x mësues në shkollën fillore ”Migjeni” në Muhoc ka bërë një zbulim epokal i cili do të shtyejë metodologjinë e mësimdhënies përtej çdo kufiri që kemi imagjinuar.

10578356_918977761449208_1294096749_n

Nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet nga fusha e teknologjisë, as për ndonjë metodë pedagogjike si produkt i racios së shëndoshë. Jo jo, është diqka përtej kësaj, më e thjesht e më e lehtë, më e shijshme e më argëtuese, po pra është një birrë.

Problemi i performancës maksimale në mësimdhënie i prekë të gjithë mësimdhënësit në një mënyrë ose në një tjetër. Në mungesë të performancës ndikojnë shum faktorë të cilët ndonjëherë është shum e vështirë të studijohen dhe janë probleme që i takojnë fushës së psikologjisë. Sidoqoftë ne si popull jemi të prirur që të vetëmjekohemi për çfarëdolloj problemi shëndetësorë fizik e psiqik.

Po të kthehemi në retrospektivë dhe të vështrojmë rreth medikamenteve popullore të cilat i kemi përdorur për kurimin e sëmundjeve të ndryshme do të habitemi nga injoranca e lartë në të cilën kemi qenë.

Këto ditë, derisa po kërkoja diqka në sirtarë në sallën e arsimtarëve në shkollën ”Migjeni”, u shokova kur mes librash gjeta edhe ”ilaqin” misterioz të cilin dikush nga arsimtarët si duket e përdorka si stimulant energjik.

Më nuk po ma vret syrin aspak shpuza e duhanit që pihet në sy të nxënësve mu në hyrje të shkollës, ne koridore, në sallëtë arsimtarëve e ndoshta në ndonjë rast edhe në klasë.

Ndonëse të ndaluara dhe të sanksionuara me ligj, konsumimi i këtyre produkteve për qëllime herë stimulimi e herë qetësimi, është bërë dukuri e zankonshme. Arsimtarë të tillë, nën ndikimin e këtyre ”ilaqeve” u ligjërojnë nxënësve për shkencën, kulturën, historinë, moralin e çka do që u’a zë goja. Ndonjëherë ndoshta mes fjalësh ndërfuten edhe gjëra të panevojshme për nxënësit por s’ka dert se fajet i ka ”birra”.

Eh birra, si se paskemi ditur që po zhgjidhka aq probleme, gjithë këto përpjekje për ngritje të cilësisë së arsimit paskan qenë larg suksesit veç një gllënjkë birre. Nuk e di nëse të njejtin efekt e kanë të gjitha llojet e saja por ky ”gjeniu” që shpiku këtë ”ilaqin” e preferoka Pejanen. Ndoshta i frymëzuar nga atdhedashuria konsumon prodhime vendore ose ndoshta është i vetmi lloj me efekte të tilla. Sidoqoftë, e rëndësishmë është që ilaqi u sajua.

Tani s’më mbetet tjetër veq ti bëj thirrje ministrisë së arsimit që ta testojë shkencërisht këtë ”ilaq” dhe nëse vërtetë ka efekte të tilla le ta fusë në programin e riaftësimit të kuadrit arsimorë ose në të kundërtën le ta zbuloj ”gjeniun” dhe t’ia mohoj të drejtën e punës në arsim dhe masa ndëshkuese të parapara me ligj të ndërmirren ndaj të gjithë atyre që meritojnë të sanksionohen.

E Pejanja jonë në na çoftë ”ilaq” ta përdorim të gjithë, e në na çoftë ”zehër” mos le të shihet kurr më të paktën në objekte edukativo-arsimore.

I zhgënyeri Argjend Xhelili

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

  1. Me pas qen veq nkete shkolle ky skandal nuk kish me qen aq shqetesus po jom i bindun qe te tilla skandale prekin thuajse te gjitha shkollat…

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com