BIPBM me sukses realizon projektin e synetisë falas

0

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Preshevë  me sukses ka  realizuar   projektin e  synetisë falas të cilin  po  kryejnë   mjekët specialist nga Turqia.

Gjatë ditës së sotme në komunën e Preshevës Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka realizuar projektin e synetisë falas të cilin po e  financon komuna e Osmangazit nga Bursa e Turqisë.

Luzim Miftari menaxher i këtij projekti   ka falënderuar komunën e Osmangazit me në krye kryetarin e Kuvendit Ali  Sait Adiloglu .Miftari ka thënë se në këtë projekt janë përfshirë 85 fëmijë   50  nga Presheva kurse 35 nga Bujanoci.

Me këtë rast Miftari po ashtu ka falënderuar edhe komunën e Preshevës, Tetarin, Policinë dhe të gjithë ata të cilët kanë ndihmuar në realizimin e këtij projekti.

Ndërkohë në ceremoninë e këtij projekti ishte edhe sekretari i BIPBM-së Refik Memeti i cili ka falënderuar donatorët e synetisë.

Memeti ka thënë se ky projekt është mjaftë domethënës për BIPBM-në,  projekt ky  historik  i cili për herë të parë po realizohet në Luginë të Preshevës.

Ndërkaq gjatë ditës së nesërme projekti i synetisë falas do të vazhdoj në komunën e Bujanocit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com