Biografia e Jonuz Musliu (Video)
12:12 | 19 Janar 2018

Kush ishte Jonuz Musliu ju ftojm të ndiqni Videon e publikuar nga Bujanoci.Net Instinkti kombëtar është konkluzioni që një popull nxjerr nga shumë shekuj përvojë. Ky instinkt nuk të zhgënjen  asnjëherë, siç nuk e zhgënjeu në asnjë moment  as veprimtarin e çështjes kombëtare Jonuz Musliun. Aktivitetet për zgjidhjen e çështjes kombëtare i filloi nga mosha e rinisë duke vazhduar deri në momentet e fundit të jetës.   Instinkti kombëtar është konkluzioni që një popull nxjerr nga shumë shekuj përvojë. Ky instinkt nuk të zhgënjen  asnjëherë, siç nuk e zhgënjeu në asnjë moment  as veprimtarin e çështjes kombëtare Jonuz Musliun. Aktivitetet për zgjidhjen e çështjes kombëtare i filloi nga mosha e rinisë duke qenë pjesë e LPK (Lëvizja për Bashkim Kombëtarë). Por gjatë viteve të 80-ta , Jonuz Musliu burgoset nga regjimi Serbosllavë  , por as gjatë 7 viteve sa ishte në burg nuk hoqi dorë nga kauza për lirinë e atdheut. Këtë e dëshmon edhe angazhimi i tij në këshillin organizativ të Referendumit  1 dhe 2 Mars 1992. Por aty ku fillonte çdo lëvizje kombëtare , pjesa e tyre ishte edhe veprimtari  Jonuz Musliu , e sidomos kur nisën lëvizjet e para për formimin e UÇK-ës. Pas përfundimit të luftës Musliu ishte edhe pjesë e ushtrisë së parë të RKS , i angazhuar si oficer i TMK. Por diskriminimet dhe dhuna që po ushtrohej ndaj popullit shqiptarë në Luginë , e shtyu Jonuz Musliun që bashkë me shumë shokë të krijojnë UÇPMB-ën. Shefi politik i UÇPMB-ës Jonuz Musliu pos misioinit ushtarak ,ishte edhe njeri i paqes , ku në vitin 2001 ishte pjesë e delegacionit për nënshkrimin e Marëveshjes së Konçulit. Misionin për atdheun, Jonuz   Musliu e vazhdoi  edhe në paqe me formimin e subjektit politik LPD ( Lëvizja e Progresit Demokratik). Bujanoci që në zgjedhjet e para lokale të vitit 2002 , për herë të parë në histori të saj nisi të qeveriset nga Shqiptarët. Lëvizja e progresit Demokratik është dhe mbete  subjekt politik frymëzues , unifikues , dhe faktorë vendimarrës i shumë proceseve politike në Luginë të Preshevës. Ndikimi dhe roli i saj ishte gjithmonë për mirëqenien e qytetarëve , si në investimet infrastrukturore , zhvillimin ekonomik , ngritjen e arsimit  ,kulturës, përdorimit të gjuhës e shkrimit shqip , simboleve kombëtare  dhe afirmimin të të drejtave të shqiptarëve në Luginë Preshevës. LPD  gjithnjë ka qenë dhe është angazhuar  për senzibilizimin e çështjes së Luginës së Preshevës, duke ngritur zërin për të gjitha padrejtësit që po bën qeveria e Serbisë. Por se LPD dhe lideri i saj Jonuz Musliu janë faktorë të paqes e dëshmon edhe  çmimi me titull AMBASADORË I PAQES , i ndarë nga ”Federata Universale për Paqes”. LPD në çdo proces politik tregoi pjekuri politike , rrugëtim ky që e ndjek edhe sot. Lideri Jonuz Musliu , ishte pjesë e shumë takimeve vendore , rajonale e ndërkombëtare, duke takuar personalitete dhe figura të larta politike. Ai zërin për drejtat elementare e ngriti edhe në mënyra të drejtpërdrejta , duke ia thënë këtë edhe vet kryeministrit të Serbisë , sidomos për tekstet mësimore. Përpjekjet e  tij si kryetarë i Këshillit kombëtarë Shqiptarë vazhdojnë edhe sot , për mes dialogut por dhe zërit të protestës. jonuz Musliu pas tij la nusen Zejnepe Musliu dhe tre djemve; Fatlumi, Shqiprimi dhe Sarand Musliu
Françeska Jaçe